Alma Kaçi, gruaja e cila doli në videon intime me ish-ryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici, ka kërkuar zbutjen e masës së sigurisë.
Gjykata e Posaçme kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit disa ditë më parë la në fuqi arrestin me burg për Gjicin dhe arrest shtëpie për Alma Kaçin.
Alma ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Apelit ndryshimin e masës “arrest shtëpie”.
“Kam një fëmijë të mitur të moshës 12 vjeç si dhe një nënë të sëmurë të moshës 71-vjeçare”, thuhet në kërkesën e saj drejtuar Apelit.