Një aksident me pasojë lëndimin e tre personave ndodhi pasditen e sotme në aksin rrugor “Korçë-Ersekë”, teksa një makinë që drejtohej nga një 52-vjeçare, e shoqëruar nga nipi dhe mbesa ka dalë nga rruga, pasi shoferja ka humbur kontrollin mbi mjetin.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:15, në aksin rrugor “Korçë-Ersekë”, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku shoferja me iniciale H. K., 52 vjeçe, banuese në fshatin Starje, Kolonjë, duke drejtuar automjetin tip “Jeep”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.
Për pasojë janë dëmtuar lehtë drejtuesja e mjetit H. K., gjyshja dhe dy të mitur, pasagjerë në mjet nipi dhe mbesa e drejtueses, të cilët ndodhen në spitalin e Korçës.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të daljes së mjetit nga rruga.