10 pronarë, menaxherë dhe muzikantë janë proceduar penalisht nga policia për prishje të qetësisë publike. Ata u konstatuan në paligjshmëri duke shqetësuar banorët dhe pushuesit me muzikë të lartë në Vlorë, Dhërmi, Durrës, Elbasan dhe Tiranë. Për të gjitha rastet e denoncuara Policia e Shtetit njofton se ka sekuestruar pajisjet që gjeneronin muzikën.