Një 82-vjeçar është gjetur pa shenja jete dhe është dërguar në qendrën shëndetësore të Velipojës.
Policia bën me dije se shtetasi me iniciale R.Ç., dyshohet se e ka humbur jetën për shkak të një arresti kardiak që ka pësuar gjatë kohës që po lahej në det.
Materialet proceduriale i kanë kaluar Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme.