Policia ka arritur të identifikojë dhe të shpallë në kërkim autorin e vjedhjes së pikës së këmbimit në zonë e Unazës së Re në Tiranë. Autori i grabitjes me armë zjarri është 39-vjeçari Artan Tafani. Raportohet se agjentët e Komisariatit numër 6 kanë mundur të gjurmojnë autorin e ngjarjes, Artan Tafani përmes vëzhgimit të kamerave të sigurisë. Janë gjurmuar lëvizjet e tij hap pas hapi, para dhe pas ngjarjes.
Autori ka lëvizur me biçikletë dhe më pas me taksi, ndërsa ka qenë vetë 39-vjeçari që ka dërguar rrobat dhe materialet e tjera në garazhin e 35-vjeçarit Enio Meçaj, të cilat i ka pasur veshur ditën e grabitjes.
Policia ka arrestuar 35-vjeçarin Enio Meçaj banues në Fier i cili fshehu rrobat dhe biçikletën e Artan Tafanit. Grabitja ndodhi 4 ditë më parë ku arriti që të grabitste me armë 30 mijë, në vitin 2015 grabiti një pikë këmbimi valutor në Lushnjë.