Prokuroria e Posaçme raportohet se ka lëshuar të paktën 20 urdhër-arreste këtë të martë. Operacioni është endë në vijim dhe po kryhet në disa qytete, Tiranë, Durrës, Elbasan, Vlorë dhe Korçë.
Bëhet fjalë për anëtarët e një grupi kriminal të trafikut të lëndëve narkotike. Informacionet për hetimin kanë ardhur dhe nga autoritet e drejtësisë italiane, aty ku dyshohet se grupi, kishte shtrirë aktivitetin e jashtëligjshëm.
SPAK ka njoftuar se rreth orës 13:30 do të mbahet një konferencë për mediat rreth këtij operacioni të gjerë.