Alma Kaçi, 40-vjeçarja e cila filmoi Safet Gjicin teksa kryente marrëdhënie seksuale në zyrë, ka arritur të regjistrojë gjithçka me anë të një pajisje, e cila ishte e instaluar në një gotë kafeje.
Kamera e fshehtë në internet mund të blihet për vetëm 400 dollarë.
Siç shihet edhe në fotot, kamera e fshehtë është në brendësi të kapakut të gotës plastike, në të cilën zakonisht shërbehen pijet e nxehta ose të ftohta. Duke qene se Safet Gjici ishte shumë i kujdesshëm dhe nuk lejonte njeri në zyrë me çanta apo me celularë, pajisja e filmimit ishte vendosur në gotën plastike.
Nga filmimet e para duket se kamera ishte pozicionuar fillimisht në tavolinën e mbledhjeve të Safet Gjicit, ndërkohë që Alma Kaçi ishte ulur poshtë tavolinës së tij.
Pas aktit seksual, në media doli dhe një fragment i dytë, ku Alma Kaçi duket që e mban në dorë kamerën teksa flet me Safet Gjicin për projektin e qenve.
Pamjet e siguruara nga pajisja 400 dollarëshe i kushtuan Safet Gjicit karrierën dhe lirinë.
Gjatë seancës së sotme të GJKKO, Safet Gjici është dënuar me arrest me burg dhe është lënë në qeli, ndërkohë që Alma Kaçi është dënuar me arrest shtëpie.