Kryeministri Edi Rama do të jetë sot në Bruksel me presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, pas letrës së dërguar presidentit francez dhe kancelarit gjerman për një shtysë të re nga BE për zbatimin e planit franko-gjerman si zgjidhje për tensionet Kosovë-Serbi.
Kryeministri Edi Rama javë më parë bëri me dije se ka dorëzuar në zyrën e presidentit francez dhe kancelarit gjerman një draft status për asocacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.