Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici është arrestuar sot nën akuzën e korrupsionit.
Mësohet se arrestimi vjen me urdhër të SPAK, pas publikimit të video-skandalit në zyrën e bashkisë.
Gjici u filmua teksa kryente marrëdhënie intime me një grua të panjohur. Pas publikimit të skandalit, SPAK njoftoi nisjen e hetimit për ish-kryebashkiakun, i cili dha dorëheqjen pas video-skandalit.