Këshilli Bashkiak i Kukësit është mbledhur sot dhe ka mandatuar nënkryetarin në vend të Safet Gjicit, i cili dha dorëheqjen pas publikimit të video-skandalit në zyrën e bashkisë.
Granit Gjana do të ushtrojë detyrat e Gjicit deri në zgjedhjen e një kryetari të ri.
Fasli Fasli Germizi, këshilltar i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, tha se këshilli nuk ka asnjë moral për tu mbledhur e marrë vendime. Në mbledhjen e këshillit, ka qenë edhe drejtuesi politik i PS=së për qarkun, Pandeli Majku.