Lewandowski thotë se pensioni i tij është “afër” në moshën 35 vjeçare dhe ai ka pohuar se mund të rrëzojë ‘perden’ e karrierës së tij.
Ai u transferua nga Bayern Munich te Barcelona verën e kaluar dhe pranon se është detyruar të përshtatet me një rol të ri. Reprezentuesi polak shënoi 33 gola në të gjitha garat.
“Pensionimi im? Është afër. Është shumë e mundur që karrierën time ta përfundoj në Barcelonë, ku unë dhe familja ime ndihemi shumë rehat. Ndjeva se shënova pesë apo gjashtë gola më pak sepse duhej të bëja gjëra të tjera. Roli im ishte i rëndësishëm jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj, më duhej të përshtatesha në një rol të ri”, tha Lewa.
Lewandowski ka një kontratë që zgjat deri në vitin 2026, kur ai do të mbushë 38 vjeç. Mbetet për t’u parë nëse klubi do të ishte i gatshëm t’i dorëzonte atij një marrëveshje të re në atë moment,dhe nëse lojtari do të ishte i gatshëm ta nënshkruante atë.