Tre shqiptarë, dy prej të cilëve mbaheshin për drogë dhe i treti për vrasje, janë arratisur mesnatën e djeshme nga ambientet e Drejtorisë së Gjykatave të Migracionit të Atikës.
Mediat greke shkruajnë se tre të arratisurit kanë prerë parmakët e qendrës së paraburgimit dhe kanë zbritur me çarçafë. Së bashku me tre shqiptarët ka tentuar të arratiset edhe një gjeorgjian, por është vënë re nga policia dhe është arrestuar.
Hetimet e policisë vijojnë për gjetjen dhe kapjen e dy të arratisurve të tjerë.