Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka mbajtur ditën e sotme fjalimin e lamtumirës, pasi mandati i saj si ambasadore ka përfunduar.
Yuri Kim u ndal në disa çështje kryesore dhe më aktualja është ajo që ndodhi ditën e djeshme në Manzë ku policia me urdhër Gjykate ushtroi kontrolle në kampin MEK. Ambasadorja Kim tha se respekton qeverinë shqiptare për të zbatuar rregullat e saj, në vendin e saj dhe se i takon Shqipërisë nëse dëshiron t’i largojë Muxhahedinët nga vendi ose t’i mbajë.
Më tutje, ambasadorja u shpreh se Shqipëria ka ndërmarrë reforma të vështira, veçanërisht në atë në Drejtësi. Sipas saj, SHBA-të nuk do të ndalojnë asnjëherë në mbështetjen e aspiratave të popullit shqiptar për të qenë pjesë e Bashkimit Europian.