Departamenti Amerikan i Shtetit, me anë të një reagimi ditën e sotme, mbështet aksionin e qeverisë shqiptare për të hetuar në lidhje me Muxhahedinët të cilët strehohen prej disa vitesh në territorin tonë.
DASH shprehet se pas një komunikimi me Shqipërinë, qeveria i ka siguruar se ka ndjekur te gjitha hapat ligjor për kontrollin e ushtruar ditën e djeshme. Zëdhënësi i DASH-it gjithashtu shtoi se SHBA-ja nuk e cilëson MEK-un si lëvizje opozitare të qëndrueshme demokratike që përfaqëson popullin iranian, por ka shqetësime serioze për MEK-un si organizatë.
Zyrtarët shqiptarë ende nuk kanë bërë të ditur se përse u zhvilluan kontrollet ditën e djeshme pasi janë pjesë e hetimit sekret, por dyshohet se anëtarët e MEK të strehuar në vendin tonë kanë gisht në vjedhjen e të dhënave qeveritare që pësoi Shqipëria vitin e kaluar nga Irani.