Tubat e aspirimit të një pallati shumëkatësh në lagjen nr. 1 në Durrës janë përfshirë nga flakët, duke rrezikuar kështu apartamentet.
Sipas burimeve, në vendngjarje mbërritën zjarrfikësit, policia si dhe një autoambulancë.
Ndërhyrja e shpejtë e forcave zjarrfikësve vuri nën kontroll situatën duke shuar flakët dhe penguar përhapjen në ambientet e tjera të pallatit. Nga zjarri nuk pati të lënduar në njerëz.