Figura kontroverse, Andrew Tate është akuzuar në Rumani për dhunim, trafikim me njerëz dhe formim të një grupi për krim të organizuar për t’i shfrytëzuar sekualisht gratë.
Vëllai i tij Tristani dhe dy ndihmësit e tij përballen, po ashtu, me akuza.
Të gjithë i kanë hedhur poshtë dyshimet që rëndojnë ndaj tyre.
Vëllezërit Tate janë arrestuar fillimisht në dhjetor të vitit të kaluar, në shtëpinë e tyre në Bukuresht.
Në mars, ata kanë kaluar nga mbajtja në arrest shtëpiak, me vendim të një gjyqtari rumun.
Në padinë e dorëzuar në gjykatën në Bukuresht, është thënë se katër të pandehurit e kanë formuar një grup për krim të organizuar më 2021 për të kryer trafikim me njerëz në Rumani, por edhe në shtetet tjera, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar.
Aty janë përmendur shtatë viktima që kanë thënë se janë rekrutuar nga vëllezërit Tate përmes premtimeve të rreme për dashuri dhe martesë.
Të pandehurit dyshohet se i kanë detyruar disa gra që të marrin pjesë në pornografi, dhe materialet më vonë janë publikuar në rrjetet sociale.
Gjykimi nuk pritet të nisë menjëherë dhe rasti pritet të zgjasë me vite.
Gjyqtarët në Rumani i kanë 60 ditë kohë për ta inspektuar rastin.
Ekipi i vëllezërve Tate ka thënë se ndonëse “ky lajm ka qenë i pritshëm, ne presim rastin për të dëshmuar pafajësinë e tyre”./Marrë nga REL/