Iranianët në kampin Ashraf 3 në Manzë të Durrësit kanë bllokuar portën e vendstrehimit të tyre, pas kontrolleve që Policia e Shtetit po zhvillonte në kuadër të sigurisë kibernetike. Ata i janë drejtuar me thirrjet “nuk jemi terroristë”.
Muhaxhedinët pretendojnë se policia ka hedhur gaz lotsjellës, duke shkaktuar 2 viktima dhe dhjetëra të lënduar në kamp.
Policia e Shtetit e ka mohur lajmin për vrasjen e 2 muhaxhedinëve, ndërsa Ministria e Brendshme tha se MEK ka thyer marrëveshjen e bërë me qeverinë shqiptare.