Ditën e sotme Policia e Shtetit ka ushtruar kontrolle në kampin e Muxhahedinëve në Manzë të Durrësit. Kontrollet janë bërë në kuadër të sulmit kibernetik dhe sulmeve terroriste. Burime bëjnë me dije se ka pasur përplasje mes policisë dhe anëtarëve të kampit të Muxhahedinëve.
Madje nga ana e policisë është hedhur gaz lotsjellës. Sipas burimeve, deri më tani janë lëshuar 70 urdhër-arreste për iranianët që janë strehuar në kampin e MEK në Manzë të Durrësit.
Zëdhënësi i kampit të iranianëve MEK në Manzë të Durrësit pretendon se policia shqiptare ka vrarë një person brenda kampit e ka plagosur 36 të tjerë. Por policia shqiptare thotë se pretendimet e tyre nuk janë të vërteta.
Muxhahdinët janë shpallur si grup terrorist nga Irani dhe Iraku por u strehuan në Shqipëri në vitin 2013. MEK konsiderohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës si opozita iranian dhe vetë strehimi i tyre në vendin tonë u bë përmes një marrëveshjeje me SHBA-në.