Policia ka goditur një tjetër rast të kultivimit të mbjelljes së bimëve narkotike gjatë zhvillimit të operacionit antikanabis të koduar “Territor i pastër”. Rreth 500 bimë narkotike cannabis sativa u gjetën të kultivuara në afërsi të një banese, në Kodër-Mazhë në Krujë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë arrestuar në flagrancë 52-vjeçarin Agron Hoxha si dhe kanë asgjësuar bimët narkotike.
Më herët, si rezultat i fazave të tjera të këtij megaoperacioni, janë gjetur dhe asgjësuar 8753 bimë të dyshuara narkotike kanabis.