Pas Rrogozhinës edhe në Kukës do të zhvillohen zgjedhje lokale për shkak të publikimit të video-skandalit të Safet Gjicit, i cili dha dorëheqjen. Data e zgjedhjeve në rastin e Kukësit do të vendoset nga presidenti i Republikës. Kreu i shtetit do të vendosë dekretimin e datës së zgjedhjeve vetëm pasi të marrë njoftimin zyrtar nga Qeveria për shkarkimin e Gjicit si kryetar i Bashkisë së Kukësit.
Përsa i përket Rrogozhinës, do të vendosë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Zgjedhësit në Bashkinë Rrogozhinë do të thirren në votime, pasi Kolegji Zgjedhor në fund të betejës ligjore vendosi përsëritjen e zgjedhjeve për kryebashkiak, duke pranuar kërkesën e koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Për këtë rast Kodi Zgjedhor në nenit 161 të tij përcakton se data e zgjedhjeve data për përsëritjen e zgjedhjeve vendoset nga KQZ.