Finalizohet një tjetër operacion antidrogë nga drejtoria vendore e policisë së Korçës. Operacioni u zhvillua gjatë natës së djeshme. Disa persona u shoqëruan në ambientet e Drejtorisë së Policisë, ndërsa në pranga kanë rënë 8 prej tyre. Gjatë aksionit, janë kontrolluar banesa dhe lokale në Korçë, ndërsa nga policia u arrit të kapeshin persona që shpërndanin lëndë narkotike.
Policia bën të ditur se u sekuestruan rreth 300 gramë kokainë, 5 kilogramë kanabis, po ashtu telefona, peshore, automjete si edhe sasi në euro dhe lek. Detaje të mëtejshme nga operacioni priten të zbardhen në vijim edhe nga komunikata zyrtare.