Qeveria ka shkarkuar kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjicin. Shkarkimi erdhi pasi Gjicit iu publikua një video ku shfaqej duke kryer marrëdhënie intime me një vajzë.
Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Financave Delina Ibrahimaj.
“Sot Këshilli i Ministrave mori një vendim për shkarkimin e menjëhershëm të kryetarit të bashkisë së Kukësit,” – u shpreh Ibrahimaj.