Ish-shefin e stacionit policor të Dhërmiut, Sokol Bode i është drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë, ku kërkon prishjen e vendimit te Apelit të Posaçëm që e dënoi me 8 vite burg.
Kërkesa e tij për prishje të vendimit do shqyrtohet nga anëtari i Gjykatës së Lartë, Ilir Panda.
Sokol Bode u arrestua në gusht të vitit 2022 pas 5 viteve në arrati.
Në janar të këtij viti Bode u dënua me 8 vite heqje lirie me vendim të formës së prerë, për shkak se ai akuzohet për trafik narkotikësh, i implikuar në organizatën kriminale të drejtuar prej vëllezërve Moisi dhe Florian Habilaj.
Mdërsa beteja e tij tashmë do vijojë në shkallën më të lartë të gjyqësorit.