Policia e Shkodrës ka goditur 5 raste të kultivimit të lëndëve narkotike. 841 bimë të dyshuara kanabis sativa janë asgjësuar përmes djegies.
Pas kontrolleve të imtësimshme, është identifikuar dhe shpallur në kërkim një 58-vjeçar, i cili është një nga autorët e dyshuar që janë marrë me kultivimin e lëndëve narkotike.
Parcelat me kanabis sativa ishin mbjellë në fshatin Vig të Vaut të Dejës.
“Policia e Shkodrës vijon kontrollin masiv të territorit, me patrulla nga toka dhe me dronët e Policisë nga ajri, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.
Gjatë kontrollit masiv të territorit, në të gjithë qarkun janë evidentuar dhe goditur 5 raste të kultivimit të bimëve narkotike.
Asgjësohen me anë të djegies 841 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa që u gjetën nga kontrollit nga shërbimet e Policisë.
Shërbimet e DVP Shkodër dhe të Komisariateve në varësi të saj, në zbatim të detyrave dhe planit operacional për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe prodhimit të narkotikëve, kanë intensifikuar kontrollin në territor, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike.
Nga veprimet e shpejta hetimore të Policisë, për njërin nga rastet, është bërë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e njërit prej autorëve të dyshuar, shtetasit F. P., 58 vjeç, banues në fshatin Vig, Vau i Dejës. Vijon puna për kapjen e tij”, njofton policia.