SPAK ka kërkuar 10 vite burg për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, por për shkak të pranimit të gjykimit të shkurtuar, përfundimisht prokuroria kërkon që ai të dënohet me 6 vite e 8 muaj burg. Për ish deputetin socialist, Alqi Bllako, u kërkua 7 vite, ndërsa me gjykimin e shkurtuar dënimi ulet në 4 vite e 8 muaj. Mirëpo, SPAK kërkoi ndryshimin e akuzës për Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako, duke iu rikthyer akuzës fillestare për shpërdorim detyre si zyrtar i lartë shtetëror dhe jo si funksionar publik, gjë e cila rëndon pozitën e tij.
Avokati i Alqi Bllakos, Sokol Azizaj u shpreh në deklaratë për mediat se konkluzionet përfundimtare të SPAK për çështjen e Inceneratori të Fierit janë në kundërshtim me ligjin.
“Është një vendim jo-kushtetues. Unë e kam deklaruar disa herë që organi procedural i hetimit, veçanërisht SPAK-u vepron jo në përputhje me Kodin e Procedurës Penale apo vendimet e gjykatës duke dëmtuar interesat e qytetarëve në përgjithësi”, tha ai.
Ndërsa për Klodian Zoton, aksioner kryesor i koncesionarit të Fierit ende në kërkimu kërkua dënimi 12 vite burg. Për shkak të pranimit të gjykimit të shkurtuar, përfundimisht prokuroria kërkon që ai të dënohet me 6 vite e 8 muaj burg.
SPAK thotë se për inceneratorin e Fierit u paguan 4 milionë euro për punë që nuk u kryen asnjëherë, ndërsa dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit është vlerësuar në 60 milionë lekë.