Ndonëse kishte kërkuar një masë sigurie më të lehtë, Vangjush Dako është lënë sot në burg nga GJKKO, për shpërdorime detyre dhe falsifikim dokumentesh. Ish kryebashkiaku i Durrësit ka qenë pranishëm në gjyq, e ndërsa ka mohuar akuzat që rëndojnë ndaj tij.
Të njëjtin qëndrim kanë mbajtur edhe bashkëpunëtorët e tij, tashmë të arrestuar. Në përfundim të seancës, avokati i tij, Petrit Ismaili tha se, Dako po hetohet për një fakt penal historik tashmë, ka 10-12 vjet, ndërsa shtoi se prokurori i çështjes nuk kishte asnjë fakt e asnjë provë për masën e kërkuar. Ai bëri me dije se vendimi në fjalë do të ankimohet.
“Vendimi për mendimin tonë është në dispropocion për kohën e kryerjes. Dako po hetohet për një fakt penal historik. Ka 10-12 vjet që pretendohet për veprën penale, po t’i referohemi dispozitave për këto lloj masa sigurimi kërkohet një veprim procedural i ngutshëm për të marrë këtë masë. Vepra penale ka mbi 10-12 vjet.
Prokurori nuk tregoi asnjë provë për këtë veprim të ngutshëm e asnjë provë për të justifikuar kushtet e kriteret e masës së sigurisë. Kërkesa jonë është ndryshimi i masës së sigurisë. Dako e ushtron aktivitetin e tij nëpërmjet organeve kolegjiale.
Çdo strukturë ka përcaktuar detyrat. Nuk mund të mbajë kryetari përgjegjësi për strukturën organike. Edhe gjatë gjykimit sidomos për veprën e dytë doli qartë që është lapsus i prokurorisë. E pranoi lapsusin dhe do e provojmë që vepra penale nuk ekziston”, tha Dako.