Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Virxhinia ku një person i armatosur me 4 armë zjarri ka hyrë në një ceremoni diplomimi të gjimnazit dhe ka qëlluar drejt nxënësve. Si pasojë e të shtënave me armë zjarri kanë ndërruar jetë 2 persona dhe janë plagosur 5 të tjerë.
Policia ka arrestuar agresorin menjëherë pas ngjarjes ndërkohë që sipas hetimeve paraprake dyshohet se 19-vjeçari e ka kryer aktin pasi kishte konflikt me njërin prej viktimave.