Ditën e sotme do të zhvillohet provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Provimi do zhvillohet në korridoret e shkollave apo në palestra dhe i gjithë testimi do monitorohet me kamera për të eliminuar kopjimet apo dhe përdorimin e telefonave gjatë testit.
Provimi do të nisë në orën 10:00 dhe pritet të zgjasë 2 orë e 30 minuta.
Për administrimin e provimeve janë angazhuar mbi 7800 mësues. Në provim janë të përfshira të gjithë nivelet e vështirësisë dhe për herë të parë këtë vit do të ketë një test të veçantë për nxënësit me aftësi ndryshe.
Një tjetër risi e maturës do të jetë heqja e fletë-përgjigjeve të provimeve, një kërkesë kjo e maturantëve dhe mësuesve pasi shkaktonte konfuzion te maturantët dhe ngatërresa në korrigjime.