Në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike që u zhvillua mes tensioneve dhe debateve u vendos hapja e procesit zgjedhor dhe mbajtja e zgjedhjeve për Kryetarin e PD më datë 29 korrik 2023. Vendimi u miratua me 17 vota pro, 2 vota kundër dhe 3 abstenime. Sipas vendimit, kandidatët që duan të hyjnë në garë për drejtimin e partisë paraqesin kërkesën për kandidim brenda datës 20 qershor 2023.
Në datën 24 qershor fillon fushata elektorale brenda partisë deri më 27 korrik. Në çdo degë të PD-së brenda datës 15 korrik kryhet procesi i plotë i evidentimit të anëtarëve me të drejtë vote. Pas procesit të zgjedhjes së kryetarit të ri, Kryesia vendosi që në shtator të zhvillohet edhe kuvendi i jashtëzakonshëm statutor. Me këtë vendim ndarja e demokratëve pritet të jetë përfundimtare dhe pa asnjë mundësi bashkimi.