Një pallat “ka fundosur” Vangjush Dakon. Bëhet fjalë për një pallat në lagjen nr.18 i cili ishte planifikuar për t’u ndërtuar me 5 kate, por u ndërtua me 11 të tilla. Kjo bëri që kjo godinë të pësonte dëme të mëdha nga lëkundjet e forta sizmike.
Kanë qenë banorët, që e kanë denoncuar rastin në SPAK pas protestave të vazhdueshme si pasojë e dëmtimeve që pësoi pallati prej tërmetit. Hetimi për shkeljet ka nisur rreth 1 vit më parë dhe Vangjush Dako është thirrur në SPAK në mars 2023 lidhur me këtë dosje.
Sot ai është vënë në pranga me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Dako u vetëdorëzua rreth orës 16:00 në Drejtorinë e Policisë në Tiranë, duke u vënë në dispozicion të drejtësisë dhe hetimeve të nisura ndaj tij.