Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim ka reaguar pas daljes së Saimir Tahirit nga burgu.
Kim shprehet e zhgënjyer sepse sipas saj mosndëshkimi dhe favorizimi për disa persona specifikë, vijojnë të jenë prezentë në sistemin shqiptar të Drejtësisë.
Kim kujton qeverinë shqiptare se SHBA e konsideron korrupsionin një kërcënim serioz të sigurisë kombëtare.
“Shumë zhgënjyese të shohësh se mënyrat e vjetra të mosndëshkimit dhe privilegjimit për disa vazhdojnë në sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Këto mënyra të vjetra nuk janë të përshtatshme për një aleat të NATO-s dhe aspirant të BE dhe ato duhet të refuzohen me vendosmëri. SHBA e konsideron korrupsionin kërcënim thelbësor të sigurisë kombëtare.
Ata që janë të përfshirë në bërjen ose pranimin e kërcënimeve dhe nxitjeve – për shembull, për të ndihmuar miq të fuqishëm – duhet të kuptojnë se veprimet e tyre do të kenë pasojA”, shkruan Kim.
Saimir Tahiri u lirua sot nga qelia për të vijuar pjesën tjetër të dënimit në shtëpi.