Dita e sotme do të jetë në ndikimin e masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa me origjinë oqeanike duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura relativisht të larta gjatë orëve të paradites.
Orët e pasdites sjellin grumbullim të vranësirave duke gjeneruar rrebeshe afat-shkurtra shiu në të gjithë vendin. Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin përmirësim të kushteve meteorologjike në të gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në orët e mëngjesit por mesdita do të sjellë një rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 28°C. Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë