Moti do të jetë me kthjellime në pjesën e parë të ditës në bregdetin e Jugut, pasdite vranësirat do të zhvillohen duke u pasuar nga reshje në formën e stuhive dhe rrebeshe lokale.
Temperaturat minimale do të luhaten 10-15 gradë, temperaturat maksimale parashikohen me rënie 20 -22°C në veri , 23 -26°C në zonën e ulët dhe zonat pranë bregdetit. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 7 m/sek dhe dallgëzim të forcës 2 ballë në det të hapur.