Komisioni Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) i ka dhënë një mandat në këshillin bashkiak të Mallakastrës PDIU-së pas hapjes së një kutie votimi.
Më herët, në procesverbalin e kësaj kutie, 63 vota të kësaj force politike i kishin kaluar Partisë Socialiste.
Në procesverbal nuk ishte regjistruar asnjë votë për Partinë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet.
Forca e drejtuar nga Shpëtim Idrizi pretendonte se kishte humbur një mandat në Këshillin Bashkiak dhe votat i kishin kaluar një subjekti tjetër.
Më herët, u vërejt një konstatim i ngjashëm pas ankimimit dhe rinumërimit për disa pasaktësi me pesë kuti votimi në Bashkinë e Pukës, ku njëra prej tyre ka nxjerrë një rezultat krejtësisht të pasaktë.
64 vota në emër të Partisë Republikane, të cilat ishin kaluar në llogari të Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet.