Pas 14 majit, një tjetër kryebashkiak socialist është thirrur në SPAK.
Bëhet fjalë për kreun e Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai.
Sipas burimeve, ai është thërritur në Prokurorinë e Posaçme për të dëshmuar në kuadër të hetimeve që po kryen për një procedurë tenderuese.
Ai është marrë në pyetje si person që ka dijeni për tenderin.
Isai fitoi mandatin e dytë në krye të Bashkisë Kolonjë më 14 maj, duke marrë 64,27% të votave përballë kundërshtarit nga koalicioni Bashkë Fitojmë, Et’hem Lumani.