Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë, ku një 50-vjeçar ka gjetur vdekjen.
Ai po punonte në një pallat në ndërtim, ku për fat të keq ra nga lartësia. Viktima është identifikuar si E.K..
”Rreth orës 11:30, në lagjen nr.1, Sarandë, shtetasi E. K., rreth 50 vjeç, duke punuar në një pallat në ndërtim, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, njofton policia.