Prokuroria ka kërkuar shtrim në spitalin psikiatrik për Gerti Shehun, i cili goditi me grusht ish liderin demokrat Sali Berisha në protestën e 6 dhjetorit, duke i ndryshuar në këtë mënyrë masën e caktuar më herët “arrest me burg”.
Mbetet për t’u parë vendimi i gjykatës pas mbylljes së hetimeve nga ana e prokurorisë.
Ekspertët e mjekësisë ligjore deklaruan se Gerti Shehu është i papërgjegjshëm dhe ka probleme të shëndetit mendor.
Kujtojmë që, Gjykata e Apelit caktoi më 28 dhjetor masën “arrest me burg” për Shehun.
31-vjeçari deklaroi asokohe para gjykatës se “donte të ikte në shtëpi pasi ishte djalë i vetëm dhe donte të merrte ilaçet për mjekim”.
Më herët, avokatët mbrojtës i kishin kërkuar gjykatës së Apelit shtrim të përkohshëm në një institucion psikiatrik.
Kjo, pasi sipas tyre vuan nga çrregullime mendore.