Zyra e Statistikave të Bashkimit Evropian – Eurostat ka bërë të ditur se ka pasur rritje të numrit të kërkesave për azil nga personat që paraqesin kërkesa për herë të parë.
“Në shkurt të vitit 2023, 76.505 persona kanë aplikuar për herë të parë për mbrojtje ndërkombëtare në vendet e BE-së, që është një rritje prej 41 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”, thuhet në deklaratën e Eurostat, transmeton Anadolia.
Sirianët dhe afganët përfaqësojnë dy grupet më të mëdha të azilkërkuesve për herë të parë, me 9,885 dhe 9,310 raste respektivisht.
Qytetarët rusë janë në vendin e tetë, me 2385 kërkesa.
Gjithsej 2,475 aplikantë janë të mitur të pashoqëruar.
Më shumë se dy të tretat e aplikimeve u depozituan në Gjermani, Spanjë, Itali dhe Francë.