Dy punonjëse të një fabrike teli në Bathore janë dërguar në QSUT. Kjo sepse nuk u ndjenë mirë gjatë qëndrimit në ambientet e punës ku shfaqën shenja asfiksie.
Në QSUT u paraqitën disa prej punonjëseve të fabrikës, ndërsa dy prej tyre të identifikuara si T.D 42 vjeçe dhe F.N 47 vjeçe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore, pasi janë në gjendje më të rënduar.
Kamzë/Informacion paraprak: Më datë 25.05.2023, janë paraqitur për kontroll mjekësor në QSUT disa punonjëse të një fabrike teli në Bathore, të cilat gjatë qëndrimit në ambientet e punës nuk janë ndjerë mirë dhe kanë shfaqur shenja asfiksie. Dy prej këtyre punonjëseve, shtetaset T. D., 42 vjeçe, dhe F. N., 47 vjeçe, ndodhen aktualisht në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, njofton Policia e Tiranës.