Irani prezantoi raketën balistike të gjeneratës së katërt Khorramshahr të quajtur Khaibar, me rreze veprimi prej 2000 kilometrash, me një kokë lufte që peshon 1500 kilogramë, raporton agjencia e lajmeve IRNA.
Teherani e ka zgjeruar programin e tij raketor, veçanërisht kur bëhet fjalë për raketat balistike, pavarësisht kundërshtimeve nga Shtetet e Bashkuara dhe shqetësimeve nga vendet evropiane, sipas Reuters.
Republika Islamike thekson se ky program është “ekskluzivisht mbrojtës” dhe shërben si parandalues.
“Programi më i fundit balistik dhe produkti më i fundit i organizatës së industrisë së aviacionit u zbulua në një ceremoni ku mori pjesë edhe Ministri i Mbrojtjes”, shton IRNA.