Gjykata e Elbasanit për shkak të afateve hetimore, ka liruar dy rusët Svetlana Timofeeva dhe Mikhail Zorin si dhe ukrainasin Fedir Alpatov. Nga sa mësohet Timofeeva dhe Alpatov do të qëndrojnë nën masën detyrim paraqitje dhe Zorin “arrest shtëpiak”. Kjo masë do të jetë në fuqi deri në mbyllje të hetimeve.
Sveltana Timofeeva bashkë me Mikhail Zorin dhe Fedir Alpatov u kapën teksa tentuan të hynë në ish-zonën ushtarake në Gramsh dhe hodhën spray djegës te rojet ushtarake të objektit.
Ato mbaheshin në burg që prej datës 20 gusht, ditë kur dhe ndodhi incidenti në uzinën e Gramshit. Mikhail Zorin u konfiktua me 2 ushtarët shqiptar që e pikasën, Albi Bici dhe Ardian Xhaka, ndërsa Svetlana Timofoeva dhe ukrainasi po qëndronin në një makinë “Chevrolet camaro” me targa ukrainase AX 6200 IP.
Të tre u vunë në pranga dhe akuzohen për “Goditja për shkak të detyrës”, “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”, kryer në bashkëpunim.