Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë caktimin e masave të sigurimit “Arrest në burg” për 13 persona nën hetim, të cilët janë organizatorët dhe kultivuesit e bimëve narkotike, punonjës policie dhe kryepleq, në lidhje me veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve” si dhe “Shpërdorim i detyrës”.
Në këtë operacion policia ka vënë në pranga 8 persona të cilët dyshohet se bashkëpunonin në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, ndërsa janë shpallur në kërkim 5 shtetas të tjerë, gjithashtu autorë të dyshuar të këtyre veprimtarive kriminale.
Nga hetimet e zhvilluara rezulton se personat nën hetim, pjesë e dy grupeve kriminale janë përfshirë në aktivitetin e kultivimit të lëndëve narkotike duke filluar nga viti 2020 e në vijim. Kultivimi i bimëve narkotike është kryer në Njësinë Administrative Cudhi të Bashkisë Krujë, fshatrat Noj, Shkretë, Rranxë, Bruz Mal, Bruz Zall, në sipërfaqe tokash pyll kryesisht me pronar “shtet” zona kufitare me njëra-tjetrën.
Për kujdesin dhe ruajtjen e bimëve narkotike personat e dyshuar kanë punësuar punëtorë dhe kanë ngritur sisteme vaditje, më pas lënda narkotike është grumbulluar dhe përpunuar në vende të posaçme me qëllim hedhjen në treg të saj. Grupet kriminale janë ndihmuar dhe favorizuar nga disa punonjës të strukturave të policisë, si dhe ato të administratës vendore Krujë.
Në kuadër të operacionit policor të koduar ‘’Radio Ndërlidhja’’ u arrestuan shtetasit:
Lavdërim (alias Lulzim) Alimani
Skënder Velja
Saba Shehi
Vait Taka
Asim Pulaci
Xhemal Zogu
Shkëlqim Ismaili
Ahmet Pulaci
Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit
Bujar Sefa (alias Xaka)
Haxhi Murati
Armand Dërvishi
Edison Xaka
Agron Asllanaj