Shërbimi i transmetimit Netflix ka zgjeruar masat për të luftuar ndarjen e fjalëkalimeve në SHBA dhe më shumë se 100 vende.
Kështu thuhet në deklaratën e kompanisë.
Kompania paralajmëroi se llogaritë e përdoruesve nuk mund të transferohen jashtë shtëpive të tyre falas.
“Një llogari Netflix është krijuar për t’u përdorur nga një familje. Të gjithë në atë familje mund të përdorin Netflix kudo që janë — në shtëpi, në lëvizje, me pushime — dhe të përfitojnë nga veçoritë e reja si Transferimi i Profilit dhe Qasja dhe Menaxhimi i Pajisjes”, shtoi kompania.
Në shkurt, Netflix ndaloi ndarjen e fjalëkalimeve në katër vende të tjera: Kanada, Zelandën e Re, Portugali dhe Spanjë, pas një ndalimi për ndarjen e fjalëkalimeve në Amerikën e Jugut.