Pas vendimit nga viti 2019, vendlindja e Adolf Hitlerit në Austri u kthye në stacion policie, u bë e ditur se në atë shtëpi do të zhvillohen trajnime për forcat e sigurisë në fushën e të drejtave të njeriut.
Historiani Oliver Rathkolb, një anëtar i komisionit të ngritur për të parandaluar që ndërtesa e njohur si “Shtëpia e Hitlerit”, vendlindja e liderit nazist në Braunau am Inn, të mos bëhet një destinacion i shpeshtë për simpatizantët nazist dhe të sigurojë ripërdorimin e saj.
Rezultatet e hetimit të opinionit publik për fatin e shtëpisë ku lindi Hitleri tregojnë se 53 për qind e të anketuarve besojnë se ajo duhet kthyer në një institucion antinazist dhe 23 për qind se ndërtesa duhet të prishet.
Rathkolb u tha gazetarëve se shtëpia nuk mund të prishej për shkak të rregulloreve ligjore.
Ai tha se shtëpia, e cila do të përdoret si stacion policor nga viti 2026, do të shërbejë për dy qëllime.
“Policia e provincës së Austrisë së Epërme do të trajnohet këtu në të ardhmen në fushën e të drejtave të njeriut. Në të njëjtën kohë, ajo do të jetë e hapur për përdorim si qendër trajnimi për të gjitha forcat policore në vend”, shtoi ai.
Shtëpia ku lindi Hitleri në vitin 1889 shkaktoi polemika në Austri.
Në nëntor 2019 u vendos që të shndërrohej në komisariat dhe në këtë kuadër u zhvillua një tender për projekte në të gjithë Evropën.