Mbrëmjen e kësaj të marte, Policia e Kavajës ka shoqëruar edhe një person tjetër i cili dyshohet se ndihmoi Habib Rexhën për të kryer ekzekutimin e Arjan Gosës 2 ditë më parë. Mësohet se në komisariat është shoqëruar Ervis Kurti, shok i Rexhës me të cilin është larguar nga Durrësit në drejtim të Kukësit.
Në dëshminë e dhënë më herët, Gosa ka thënë se shoqëruesi i tij nuk ishte fare në dijeni për ngjarjen.
‘Isha pranë një kinkalerie bashkë me një shokun tim. Pashe që shënjestra ka qenë ulur në lokal. Pashë atë dhe ika 300 metra larg. Lashë makinën atje dhe u ktheva në këmbë. Armën e mbaja me vete. Shoku nuk ka qenë në dijeni. E pashë rastësisht në kafe. Veprova nga gjaknxehtësia.
U largova bashkë me shokun nga Durrësi në drejtim të Kukësit.”- mësohet të ketë thënë Habib Rexha.
Habib Rexha, 31-vjeçari i akuzuar si vrasësi i Arian Gosës në Kavajë më 21 Maj u vetëdorëzua sot në Polici. Rexha u dorëzua me vullnet të lirë dhe pas kërkesës së familjarëve në bashkëpunim me Policinë e Shtetit. Ngjarja e rëndë, vjen më pak se dy muaj nga vrasja e Edmond Gosës, vëllait të Arian Gosës, i cili në fund të marsit, pas një sherri për motive banale, në një tjetër lagje të Kavajës, u konfrontua fizikisht me shtetasin Altin Rexha, vëllanë e autorit të shpallur në kërkim për ngjarjen e kësaj të diele.