Shkencëtarët gjermanë kanë zbuluar gjurmët 300,000-vjeçare të “popullit të Heidelberg”, një specie njerëzore e zhdukur prej kohësh, në malet Harz të Gjermanisë.
Shkencëtarët besojnë se këto, siç thuhet, printime të ruajtura në mënyrë perfekte janë më të vjetrat e gjetura ndonjëherë në Gjermani, transmeton Sky News.
Gjurmët e këmbëve u zbuluan në vendin paleolitik të Schoeningen në malet Harz dhe u gjetën gjithashtu gjurmë kafshësh të lashta.
Populli Heidelberg, i njohur zyrtarisht si Homo Heidelbergensis, ishin njerëzit e parë të njohur që kishin ndërtuar shtëpi dhe gjuanin kafshë të mëdha.
Ata dihet se kanë jetuar si në Afrikë ashtu edhe në Euroazinë perëndimore nga rreth 700,000 vjet më parë deri në pothuajse 200,000 vjet më parë.
Udhëheqësi i ekipit të shkencëtarëve nga Universiteti i Tuebingen që gjeti gjurmët, Flavio Altamura, tha se, duke pasur parasysh faktin se disa nga gjurmët u përkisnin fëmijëve, ndoshta ishte një “shëtitje familjare” dhe jo një grup gjuetarësh të rritur.
Ai shtoi se gjetjet konfirmojnë se speciet e zhdukura njerëzore jetonin në brigjet e liqeneve apo lumenjve me ujë të cekët.