Fredi Beleri del para Gjykatës së Posaçme ditën e hënë në orën 13:00 për t’u vlerësuar me masën e sigurisë edhe nga kjo gjykatë, pasi Vlora shpalli moskompetencë. Gjyqtare e çështjes është Atalanta Zeqiri, ndërsa do të përfaqësojë organin e akuzës (SPAK), Dorina Bejko.
Kujtojmë se Fredi Beleri, kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’ për Himarën mundi me 19 vota diferencë kandidatin socialist në zgjedhjet vendore të 14 majit.