Ish kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta në drejtim të Enkelejd Alibeaj, duke thënë se është shitur të kryeministri Edi Rama. Në një deklaratë për mediat, Berisha foli madje edhe për çmime konkrete, e ndërsa nuk la pa akuzuar edhe Lulzim Bashën.
“Qëndrimi im është ky dhe i Partisë. Dy persona janë të larguar nga PD-ja përfundimisht njëri është Lul Brava tjetri është Alibasha, i cili vetëm sot mori shpërblim nga Rama 220 mijë euro. Ne jemi të hapur për të gjithë të tjerët, për debat dhe negociata, për çfarë të duan, por këta dy persona, pengje të Edi Ramës u përdorën në mënyrën më të pamëshirë nga ai për të goditur opozitën. Iu bëj thirrje që të lexoni rezultatet me realizëm. PD-së iu mohua logoja, kryetari i koalicionit. Kur ringu ishte përgatitur për ndeshje, me mekanizma ala-Putin shpalli veten fitimtar, duke mos lënë kundërshtarin që të hyjë në ring. Po kjo nuk është fitore”, u shpreh Berisha.
Sërish vuri theksin se zgjedhjet elektorale të 14 majit, ishin të vjedhura.
“Farsa elektorale maj 2023 dallon nga të gjitha farsat e zhvilluara nga Edi Rama, si në proporcione, ashtu dhe në cilësi. Dallon në proporcione sepse blerja e votave nuk u shfaq për herë të parë në vitin 2023, ajo është denoncuar edhe më herët, por në këtë farsë, si kurrë më parë, ndërhyrja ishte e atyre përmasave të tmerrshme saqë rrëzoi euron, monedhën më të fuqishme të Europës, në nivele që ajo nuk i kishte përjetuar kurrë më parë”, pwrfundoi Berisha.