Ish-deputeti socialist Armando Prenga i ka shpëtuar një atentati me armë ditën e sotme në zonën e Fushë Kuqes në Kurbin. Policia u njoftua për ngjarjen nga vetë ish-deputeti ndërsa ka shpallur në kërkim një të ri.
Prenga ka njoftuar sallën operative të Policisë Kurbin se ndërkohë që qarkullonte me automjet, Fatbardh Ismaili 29 vjeç e kishte qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të automjetit.
Nga të shtënat nuk ka asnjë të dëmtuar. Ngjarja dyshohet se e ka zanafillën te një konflikt gjatë numërimit të votave në KZAZ 15 Kurbin ku u përplasën vëzhguesit mes të cilëve ishte dhe babai i autorit.