Kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’, Fredi Beleri ka reaguar menjëherë pasi ka marrë lajmin se është shpallur fitues në bashkinë e Himarës. Edhe pse ndodhet në qeli për akuzën e ‘shit-blerjes’ së votës, ai nëpërmjet avokatit të tij ka reagua nga qelia. Beleri ka falenderuar të gjithë votuesit e Himarës dhe duke u shprehur se sot në Himarë ka fituar demokracia.